Cilat janë kryeveprat që u shkruan gjatë karantinës?

schedule14:45 - 3 Prill, 2020

schedule 14:45 - 3 Prill, 2020

Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre. Për shumëkënd, kjo është një përvojë e rëndë, sidomos në aspektin psikologjik. Por cilët janë disa nga shkrimtarët që kanë arritur që të ndryshojnë botën për mire pikërisht nga dhomat e tyre të karantinës.

1.Eugen Onegin

Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e botuar për herë të parë në vitin 1832. Historia fokusohet në jetën e Eugen Onegin një aristokrati të pasur që jeton në Shën Petersburg. I lodhur nga jeta mondane, ai transferohet në fermën e madhe të xhaxhait të tij të ndjerë jashtë kryeqytetit. Atje, ai njihet me bukuroshen Tatjana Larina, që do të bëhet fikismi i jetës së tij. Vepra u shkrua në vjeshtën e vitit 1830, pasi një epidemi e rëndë e kolerës në Moskë, e bindi Pushkinin të largohej për disa muaj në pronat e familjes së tij jashtë qytetit.

2.Diary of Samuel Pepys ( ditari i Samuel Pepit)

Samuel Pepys (1633–1703) ishte anëtar i parlamentit anglez, si dhe një administrator civil i marinës. Gjatë jetës së tij, ai ishte më i njohur për përpjekjet e tij për modernizimin e marinës britanike. Por sot Pepys, vlerësohet për ditarin që ai mbajti gjatë viteve 1660-1669, pasi mbetet një nga dokumentet më të mira në lidhje me restaurimin e monarkisë angleze. Në vitin 1665, Londra u godit nga murtaja bubonike. Falë kronikave të Pepys, historianët dhe shkencëtarët e kuptojnë më mirë se si u përhap aq shpejt murtaja bubonike, dhe pse shkaktoi aq shumë të vdekur në Londër.

3.The Magic Mountain (Mali Magjik)

E cilësuar si një nga veprat më të mira të letërsisë gjermane, romani i Tomas Man u botua për herë të parë në vitin 1924. Ai ka në qendër Hans Kastorp, një tregtar të ri nga Hamburgu, që vendos të vizitojë kushëririn e tij Joakim në një sanatorium për tuberkulozin në Alpet Zvicerane.

Udhëtimi i tij ndërlikohet, pasi sëmuret edhe vetë, dhe nis të takojë pacientët e tjerë. Gati që të gjithë ata, përfaqësojnë degradimin social të Europës së pas Luftës së Parë Botërore.

Dhe Tomas Man dinte disa gjëra mbi sanatoriumet. Gruaja e tij, Katia, vuante nga tuberkulozi dhe në vitin 1912 ajo u shtrua në një sanatorium në Davos-Platz, Zvicër. Shkrimtari e vizitonte shpesh. Në vitet në vijim, që të dy ishin pacientë të rregullt në banjave termale në të gjithë botën. Man e shndërroi përvojën personale, në skenën ku zhvillohen ngjarjet e “Malit Magjik”.

4.Anton Chekhov

Ashtu si Pushkini para tij, edhe Chekhov gjeti kohë për të shkruar, për shkak të epidemive të shpeshta të kolerës në Rusi. Midis viteve 1892-1899, ai shkroi disa nga tregimet e tij më të njohura, përfshirë “Pavioni nr.6” dhe “Murgu i zi”. Njëkohësisht, Chekhov kaloi gjysmën e jetës pati i izoluar në vilën e tij në Melikhovo.

Aty ai ndihmoi në lehtësimin e situatës për fshatarët vendas. Ndërkohë që shkruante, vazhdoi punën e tij të përditshme si mjek praktikant. Atij iu desh ta ndërpresë punën në vitin 1897, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Chekhov vuante nga tuberkulozi, sëmundje që i mori edhe jetën në vitin 1904.

5.Paradise Lost ( Parajsa e humbur)

Anglezi John Milton  ishte filozof, dhe  politikan i cili  shërbeu si Sekretar i Gjuhëve të Huaja në Këshillin e Commonwealth. Por Milton njihet sot më shumë si një shkrimtar. Ai shkroi veprën “Lost Paradise”, ku flet për dëbimin e djallit nga Parajsa, dhe luftën e tij kundër Zotit dhe njerëzimit. Ai e nisi veprën në vitin 1652. Por në vitin 1665 u transferua me familjen e tij nga Londra më Shalfont, për të shmangur Murtajën e Madhe të Londrës. Pikërisht aty e përfundoi edhe librin.

6.The Decameron (Dekameroni)

E shkruar më gjasë midis viteve 1348-1353, libri flet mbi 10 aristokratë të rinj që u arratisën në një fshat, për të shmangur Vdekjen e Zezë që kishte prekur në atë kohë qytetin e Firences. Aty ata tregojnë secili nga 10 histori, ose në total 100 gjatë disa ditëve.

Ashtu si Komedia Hyjnore e Dantes, Dekameroni u shkrua në dialektin fiorentin, që u bë në fund italishtja standarde. Vetë autori Giovanni Boccaccio , jetoi në vitet e tmerrshme të Murtajës të shekullit XIV-të. Njësoj si me personazhet në veprën e tij më të famshme, Boccaccio shmangu me sukses epideminë që ra në Firence, duke shkuar në Napoli dhe qytete të tjera italiane.

7.William Shakespeare

Shakespeare ishte një nga fëmijët e paktë në Stratford-upon-Avon, që i mbijetoi Murtajës së

vitit 1564. Një nga biografët më të shquar të Shekspirit,shkruan se përvoja e Shekspirit me Murtajën, ishte aspekti i vetëm më përcaktues i jetë dhe veprës së tij.

Murtaja shfaqet në disa nga veprat më të mira të Shekspirit, përfshirë “Romeo and Juliet” .

Edhe më befasues është fakti, që Shekspiri ishte jashtëzakonisht prodhimtar në vitet 1605-1606, kur ai shkroi “King Lear”, “Macbeth dhe “Antony and Cleopatra”. Studiuesit besojnë tani, se Shekspiri ishte aq produktiv gjatë asaj kohe, pikërisht për shkak të Murtajës së viteve 1605-1606 që goditi Anglinë. / abcnews.al