Koronavirusi, 5 respiratorë të rinj mbërrijnë te “Shefqet Ndroqi”

schedule09:22 - 3 Prill, 2020

schedule 09:22 - 3 Prill, 2020

Spitali “Shefqet Ndroqi” është pajisur me 5 respiratorë të rinj. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me Covid-19”, shkruan Rama.

Lajmi për respiratorët e rinj u tha dje nga ministrja Manastirliu, ndërsa sot kanë mbërritur.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. /abcnews.al