Tifozët e Dortmund janë ndër më të zjarrtët në botë. Besnikëria, koreografitë unike dhe pasioni i tyre për skuadrën e zemrës, krijojnë gjithmonë emocione të forta. Së fundmi kanë marrë një nismë të veçantë.
Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, edhe nëse rinisin dhe sezonin aktual mbaron. Rreth 7 tifozë të verdhezinjve janë frymëzuar nga qëndrimi në karantinë dhe ideja e tyre është spektakolare.
Ka të bëjë me tifozët virtualë, teksa Bundesligës i kanë mbetur edhe 89 ndeshje deri në fund të sezonit. Ideja lidhet me vendosjen e njerëzve prej plastike në stolat bosh të stadiumit. Çdokush mund ta blejë vendin e tij virtual për 2.5 euro me foton e fytyrës reale të tij. Fitimet do të shkojnë në betejën kundër koronavirusit. /abcnews.al