Boca ëndërron të sigurojë shërbimet e Edinson Cavanit, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe do të dalë lojtar i lirë. Edhe “armiqtë” e River Plate synojnë një goleador të madh dhe janë gati të përgjigjen me Gonzalo Higuain.
Il Clarin raporton se drejtuesit e Millonairos po monitorojnë situatën e sulmuesit argjentinas. 32-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin, por pritet që ndarja të ndodhë që këtë verë.
“Higuain te River? Sa bukur do të ishte… “, është shprehur shkurt një nga drejtuesit e klubit të famshëm. Pipita debutoi në moshën 17-vjeçare me Riverin dhe shënoi 15 në 41 ndeshjet e zhvilluara përpara se të niste aventurën europiane me Real Madrid. /abcnews.al