“Sanksionet e reja amerikane kundër regjimit të Koresë së Veriut janë një akt lufte”.
Kjo është kundërpërgjigja e Penianit për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili njoftoi masat më të ashpëra të vendosura ndonjëherë kundër Koresë Komuniste.
Sanksionet amerikane prekin mbi 50 kompani detare dhe aktivitetet tregtare me qëllimin e deklaruar për të penguar liderin Kim Jong Un nga zhvillimi i programit të tij bërthamor dhe raketor. Megjithatë, regjimi komunist nënvizon se do të vijojë me planet e veta dhe gjithashtu kërcënon se do të godasë SHBA-të./abcnews.al