Thirrja e atdheut nuk refuzohet kurrë, aq më tepër kur vjen nga Koreja e Jugut. Heung-Min Son është një nga yjet e Tottenham dhe po qëndronte i izoluar në shtëpinë e tij në këtë periudhë koronavirusi.
“Pushimet” e 27-vjeçarit janë ndërprerë nga një thirrje e autoriteteve aziatike. The Sun raporton se Koreja e Jugut ka ftuar lojtarin të marrë pjesë në një stërvitje me trupat e Marinës, që do të zgjasë një muaj.
Sulmuesi është i detyruar të përgjigjet pozitivisht, alternativat e tjera nuk ekzistojnë. Ai do të nisë stërvitjen e “egër” të marinsave në datë 20 prill, që do të zhvillohet në një bazë të ishullit Jeju. /abcnews.al