Jean-Claude Juncker në Tiranë për strategjinë e zgjerimit

schedule11:03 - 25 Shkurt, 2018

schedule 11:03 - 25 Shkurt, 2018

Diskutimet mbi strategjinë e zgjerimit të Komisionit Europian do të sjellë sot në Tiranë Presidentin e këtij komisioni, Jean-Claude Juncker.

Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, rreth orës 17:30 do të organizohet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Më pas, rreth orës 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Komisionit Europian, Juncker.

Juncker dhe Eurokomisioneri për Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn, do të zhvillojnë një tur takimesh në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të bisedimeve është diskutimi i strategjisë së zgjerimit të Komisionit Europian.

Turi i takimeve, përpara atij në Sofje në 17 Maj do të përmbyllet në këtë qytet, i cili mban edhe Presidencën e Bashkimit Europian në këtë mandat./abcnews.al