Të gjitha vendet e prekura nga koronavirus, tashmë një pandemi botërore kanë marrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen. Por, mjaft e veçantë është strategjia e përdorur në Panama kundër Covid-19.
Duke nisur që dje (1 Prill) vetëm gratë do të mundin të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa, burrat do të mund të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët apo bizneset e tyre ditën e premte, të enjten dhe të shtunave.
Në këtë mënyrë lëvizja e grave dhe burrave do të jetë e ndarë. Sipas masave të reja të gjithë edhe burrat edhe gratë do të duhet të qëndrojnë në shtëpi të dielave.
Kufizimet do të zgjasin së paku 15 ditë, sipas zyrtarëve të qeverisë.
“Numri i madh njerëzve që lëvizin jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të Presidentit Panamez Laurentino “Nito” Cortizo në Twitter. /abcnews.al