Jurgen Klopp ia doli të fitonte Champions League një vit më parë me Liverpool, ndërkohë që ishte shumë pranë titullit kampion këtë sezon. Për shkak të pandemisë botërore të shkaktuar nga COVID-19 festa është shtyrë për në verë.
Drejtuesit e Liverpool duan të mbajnë gjatë trajnerin gjerman në pankinë, njëjtë siç bëri Manchester United me Sir Alex Ferguson. Ky mision nuk do të jetë i lehtë për “The Reds” dhe arsyeja kombëtarja e Gjermanisë, shkruan “Daily Mirror” në Angli.
Federata Gjermane e Futbollit ka kontakte të vazhdueshme me Klopp dhe plani i tyre është ta bëjnë trajner të kombëtares pas Joachim Low. Me siguri tekniku i njohur “joshet” nga kjo ide, sidomos pasi ka fituar gjithçka më Liverpool në Angli dhe në arenën ndërkombëtare. /abcnews.al