Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, kërkon një ekip që të konkurojë për titullin kampion në sezonin tjetër. Dhe hapi i parë që ka në plan është rikthimi i Edinson Cavanit në Napoli, aty ku uruguiani shpërtheu vite më parë.
Sulmuesi i PSG-së nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Francë, kjo për shkak dhe të formës së shkëlqyer që po kalon Mauro Icardi. Uruguaiani që nga rikthimi nga dëmtimi e humbi vendin e titullarit dhe rikthimi në Seria A mund ta tundojë atë.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, sulmuesit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare. Ndërkohë dhe për pagën De Laurentis do të bëjë një sakrificë, duke i ofruar Cavanit plot 7 milionë euro në sezon. Napoli po tenton ta joshë edhe 7 milionë të tjera në dorë, pasi nga PSG largohet si lojtar i lirë. / abcnews.al