“Virusi i shkoi në mushkëri”, të rejat e fundit për Rustu Recber

schedule10:19 - 2 Prill, 2020

schedule 10:19 - 2 Prill, 2020

Rustu Recber vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, të cilët po e trajtojnë atë intensivisht për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, për shkak të infektimit me COVID-19. Së fundmi ka përmirësime të ish-portierit të kombëtares turke, të cilit tashmë po i largohen ethet.

 

Bashkëshortja e tij, Isil Recber, ka njoftuar së fundmi në lidhje me gjendjen e Rustu: “ Aktualisht Rustu është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe trajtimi vazhdon. Ethet e tij janë nën kontroll tani dhe ka zhvillime pozitive.

Sëmundja u zhvillua shumë papritur dhe virusi ka shkuar direkt në mushkëri. Mjekët ndërhynë direkt, pasi ai merrte frymë me vështirësi. Ende është nën kujdes intensiv dhe trajtimi vazhdon”. /abcnews.al