EMRI/ Operacioni VOL-VO 4, arrestohet ish-shoferi i Arben Çukos

schedule09:14 - 2 Prill, 2020

schedule 09:14 - 2 Prill, 2020

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Në pranga ka rënë Qerim Musha,  52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Sipas policisë 52-vjeçari akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Për këtë të fundit gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Musha është ish shoferi i Arben Çukos, ish Drejtorit të Burgjeve. Çuko po ashtu ka qenë pjesë e dosjes.  Ai u kap nga përgjimet duke biseduar lidhur me transferimin e një të dënuari.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al