Rritet në mënyrë shqetësuese numuri i të prekurve me Codiv-19 në Elbasan. Nga 5 që ishte numrit të prekurve shkoi në 8 raste.
Burime të ABC News njoftojnë se rastet e reja janë nga e njëjta familje. Nëna 52-vjeçare dhe 2 vajzat e saj 25 dhe 22 vjeç.
Të njëjtat burime treguan se 52 vjeçarja e infektuar është punonjëse e një banke të nivelit të dytë. Banka ky punon e prekura ka në staf prej 23 punonjësish.
Paraditen e së mërkurës të gjithë familjarëve u janë marrë tamponët dhe përgjigjja e mbërritur këtë mbrëmje tregoi se tre prej tyre janë pozitive.
3 rastet më të reja të prekur nga infeksioni dyshohet se rreth datës 14 mars kanë patur kontakt me presona të tjerë të konfirmuar pozitiv./abcnews.al