Mjeku amerikan: Mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

schedule18:55 - 1 Prill, 2020

schedule 18:55 - 1 Prill, 2020

Një mjek nga San Francisco, i cili është shfaqur në dokumentarin “Pandemic” ka njoftuar se mund të ketë gjetur një kurë të mundshme për koronavirusin. Jacob Glanville është shprehur se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane, shkruan abcnews.al

Glanville, i cili drejton një kompani bioteknike, shkroi në një postim të tijin në Tëitter se terapia e re me me antitrupa, e cila funksionon duke moslejuar koronavirusin e ri që të infektojë qelizat e njerëzve, është një kandidate e mirë për kurë.

Glanville u shpreh për mediat:

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuardra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i kemi zhvilluar në laboratorin tonë dhe tashmë mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin SARS-CoV-2 [COVID-19]”.

Antitrupat do të dërgohen në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Sëmundjeve Infektive të Ushtrisë Amerikane, i cili do t’i përdorë drejtpërdrejt kundër virusit për të demonstruar nëse funksionojnë ashtu si synohet. Testet tek njerëzit do të bëhen më vonë. /abcnews.al/