Vincent Kompany i dha fund aventurës 11-vjeçare me Manchester City sezonin e kaluar dhe zgjodhi të rikthehet tek Anderlecht, klubin ku nisi karrierën. Mbrojtësi belg është kapiteni i skuadrës dhe ka marrë një iniciativë fantastike. Drejtuesit e klubit po kërkojnë ndihmën e lojtarëve në këtë situatë krize.
Koronavirusi ka shkatërruar gjithçka dhe klubet e futbollit po vuajnë në aspektin ekonomik. Lojtarët u dukën të gatshëm në fillim për të pranuar uljen e rrogave, por situata ka ndryshuar. Një pjesë e tyre kanë dalë kundër propozimit të klubit. Konfuzionin e krijuar ka vendosur ta zgjidhë kapiteni.
Hln raporton se Kompani ka marrë përsipër të paguajë rrogat e shokëve që nuk pranojnë t’i ulin në këtë moment. “Do i paguaj unë rrogat e atyre që janë kundër propozimit”, ka deklaruar 34-vjeçari i njohur, duke fituar edhe më shumë zemrat e tifozëve dhe duke prekur në sedër shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al