Tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu po shkëlqen në skeneën e Barcelonës. Interpretimi i tij i fundit në operan “Romeo dhe Xhuljeta” ka rënë gjerësisht në sytë e medias ndërkombëtare që e vlerëson si të jashtëzakonshëm interpretimin e Pirgut.
Suksesi i tenorit shqiptar Saimir Pirgu nuk njeh të ndalur. Së fundmi ai po shkëlqen në Barcelonë, ku vijon të jepetme sukses një ndër operat më të bukura dhe më të ndjera “Romeo dhe Xhuljeta”. Emocionet e përcjella në skenë nga tenori shqiptar, janë bërë pjesë e kronikave,lajmeve edhe e televizioneve prestigjiozë botërore.
Është historia më e famshme e dashurisë së të gjitha kohërave “Romeo dhe Xhuljeta”. Përshtatja që Sharl Gono i ka bërë tragjedisë shekspiriane është kthyer fuqishëm në skenën e Teatrit të Madh të liceut në Barcelonë për të festuar 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez.
Mediat ndërkombëtare e cilësojnë të jashtëzakonshëm interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe sopranos Aida Garifullina, fituese e çmimit Operalia, të cilët luajnë rolin e dy të dashuruarve.
“Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Juliette sepse e kuptojnë imazhin e këtij personazhi. Ajo është e butë dhe shumë e brishtë. Juliette me të vërtetë dëshiron të jetojë këtë jetë, të jetë e lirë dhe të bëjë atë që dëshiron.”- shprehet për mediat Garifullina.
Ndërsa tenori shqiptar, Saimir Pirgu gjatë intervistës së tij thekson se pjesa është e bukur, se ka diçka naive në të dhe se eshtë shumë e bukur të dëgjosh”.
Kjo opera vlerësohet se kalon lehtësisht nga komedia tek lirika për t’u bërë gati si një këngë. Shafqja që po jepet në Barcelone është e zhvendosur në kohë dhe e sjellë në shekullin e 19-të. I ndryshuar është edhe vendi, i cili kësaj here është Amerika në mesin e luftës civile.
Tenori ka publikuar në rrjetin social Facebook një pjesë nga shfaqja, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Ka zgjatur për disa minuta me radhë duartrokitja e publikut në Barcelonë, pas interpretimit të “Romeo dhe Zhulietës”, në Teatro del Liceu në 17 shkurt.
Shfaqja do të vijojë në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë edhe në ditët në vijim deri në fillim të muajit mars. /abcnews.al