Finalja e Champions League, 2002. Ndeshja ku lindi një yll. Iker Casillas ishte titullar në portën e Real Madrid, edhe pse në një moshë shumë të re. Përballë, gjermanë e Bayer Leverkusen, që kishin një ekip të frikshëm në fillimet e vitit 2000.
Casillas kishte shumë presion, por nuk u ndikua aspak dhe bëri një ndeshje të shkëlqyer. Ish-mbrojtësi i Leverkusen, Jens Nowotny, tha: “Atë natë, Iker Casillas iu prezantua botës si një yll në rritje. Edhe po të dilte nga porta dhe të qëndronte pas saj, nuk mund të shënonim dot”.
Real Madrid e fitoi atë finale me rezultatin 2-1, finale që mbahet mend mirë, pasi goli i fitores, i shënuar nga legjenda franceze Zinedin Zidane, është ndër më të bukurit në historinë e futbollit./abcnews.al