Lajm i mirë, shërohen 5 mjekë dhe infermiere nga COVID 19

schedule14:20 - 1 Prill, 2020

schedule 14:20 - 1 Prill, 2020

Një tjetër lajm i mirë është dhënë këtë të mërkurë në lidhje me betejën e koronavirusit, ku 5 mjekë dhe infermierë ja kanë dalë në këtë luftë.

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se numri i personelit mjeksor të shëruar deri më tani shkon në 13, ndërsa numri total i pacientë të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë deri më tani është 67.

Ndërkohë këtë të mërkurë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 16 raste të reja duke e çuar në 259 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe 15 numrin e viktimave.

Postimi i plotë:

?#COVID-19 Lajm i mirë??

Edhe 5️⃣ mjekë dhe infermierë të shëruar??

Shkon në 1️⃣3️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës✅

Deri tani janë 6️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!