Infektimi i mjekut të njohur, reagon Manastirliu: Forca Dr. Luli, po përballet më sëmundjen që donte ta luftonte

schedule23:04 - 31 Mars, 2020

schedule 23:04 - 31 Mars, 2020

Prof. Dhimitër Kraja është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e njoftoi mjeku Pëllumb Pipero i cili tha gjithashtu se prof. Kraja ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira.

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte.

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi. Forca doktor Luli. Jemi me ty” shkruan ministrja./abcnews.al