Me 25 korrik, Mesut Ozil, partnerja e tij Amine Gulse dhe Sead Kolasinac, u sulmuan nga dy persona me thikë në rrugët e Londrës. Amine Gulse ishte shtatzënë dhe Mesut Ozil u detyruar të futej në makinë dhe të largohej me gruan e tij, duke e lënë Kolasinac të vetëm përballë dy personave të armatosur.
Mbrojtësi boshnjak nuk u tremb aspak, duke i sulmuar i vetëm, i paarmatosur, dy personat që u larguan me pas me motoçikletë. Mbrëmë vonë, gruaja e Ozil solli në jetë vajzën e Ozil, të cilën e quajtën Eda.
Jeta e Mesut Ozil ndryshoi shumë shpejt, nga ai makth gjatë sulmit me thika, ku rrezikohej jeta e tij, e partneres së tij shtatzënë dhe shokut të skuadrës, e deri te ky lajm fantastik. Fëmija i parë për Mesut Ozil, i cili u martua verën e vitit 2019 me Amine Gulse./abcnews.al
Şükürler olsun ki kızımız “Eda” sağlıklı bir şekilde dünyaya geldi???❤️ Rabbim bize, çevresine ve bütün insanlığa hayırlı bir evlat olmasını nasip eder inşallah, AMİN??
Amine & Mesut Özil????? pic.twitter.com/oElNb9dOeG— Mesut Özil (@MesutOzil1088) March 30, 2020

