Griezmann: Më mungon futbolli dhe numri 7, shtyrja e Europianit e mirë për ne

schedule14:33 - 31 Mars, 2020

schedule 14:33 - 31 Mars, 2020

Antoine Griezmann ndjen mall për ndeshjet. Sulmuesi i Barcelonës po qëndron i izoluar në shtëpi dhe futbolli i mungon shumë. Ai ka dhënë një prononcim për Marca, aty ku tregon dëshirën për të pasur sërish numrin 7 që mbante te Atletico Madrid dhe flet rreth shtyrjes së Euro 2020 prej koronavirusit.

Më mungon shumë futbolli, por në këtë moment e dimë që gjëja më e mirë është bllokimi i gjithçkaje dhe qëndrimi në shtëpi. Realisht nuk e dimë fare se kur do të kthehemi të luajmë. Gjendja ime? Le të themi që jam mirë.

Sa i përket shtyrjes së Europianit, nga një anë më vjen keq dhe nga një anë ishte diçka e mirë për Francën. Kishim shumë futbollistë të dëmtuar. Do të më pëlqente të mbaja veshur përsëri fanellën me numër 7 kur të rinisë gjithçka”, deklaron Griezmann. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!