Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një komunikim virtual me gazetarët. Kryedemokrati ka kërkuar edhe njëherë që qeveria duhet të marrë krahas atyre kufizuese, por edhe lehtësuese për shtresën në nevojë dhe bizneset.
Basha ka theksuar se duhet të ketë testim masiv të qytetarëve në mënyrë që të paradalohet përhapja e koronavirusit dhe ndërprerja e zinxhirit.
Po ashtu Basha reagoi edhe për tenderin e qelesheve, të cilin e cilësoi mjaft abuziv.
“Pse nuk ka transparencë? Uroj që të mos fshihet diçka pas kësaj. Dhe i kërkoj qeverisë të bëjë transparencë sa pika testimi ka dhe sa testime do të bëjë. Koha për të blerë kite testimi është shumë më pak sesa shuma marramendëse e tenderimeve që kemi dëgjuar këto ditë. Të shtrihet testimi në rrugë masive si e vetmja rrugë për të ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen e zinxhirit.
Situata në terren është shumë kritike. Që në fillim të shpalljes së paketës u pa që shuma e destinuar nuk ishte e përballueshme. Me zbardhjen e aktit duket qartë se numri i bizneseve që përfitojnë nuk tejkalon 1/3 e bizneseve të vogla të regjistruara në Shqipëri. Kërkesa ime është që ky akt normativ të shikohet me urgjencë dhe të rishikohen të gjitha fondet”, tha Basha .