Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë të gjithë territorin duke rrezikuar nga reshje të pakta zonat Veriore dhe Lindore të vendit.
Pasditja VIJON me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat në zonat Lindore; kushte që mbetet prezente dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 1 në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë gjatë mbrëmjes, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 – 5 ballë.
Moti – E shtunë, 24 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Vijon moti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në territor; më të dendura në Jugore dhe zonat Lindore ku priten edhe reshje të pakta shiu e dëbore.
Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit POR rënie me 2°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë paradite por dobësohet gjatë pasdites, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al