Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

16 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave

schedule13:59 - 29 Mars, 2020

schedule 13:59 - 29 Mars, 2020

Është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Këtë të dielë janë konfirmuar 16 raste të reja me të infektuar nga coronavirusi dhe se numri në total i të prekurve është 257.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka deklaruar se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar ne 6 numrin e viktimave.

“Njëri ishte 91 vjeçar që u hospitalizuar para tetë ditëve dhe sot në mëngjes një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Filipçe.

Ndërkohë sipas tij dy persona tashmë për të dytën herë rezultojnë negativ në testimin për coronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!