Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar në natën e së shtunës se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot në mbrëmje ka testuar edhe 8 mostra, prej të cilave një ka rezultuar pozitive.
Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.