Për të dytën ditë me radhë është ulur numri i të prekurve të rinj nga koronavirusi në vend duke dhënë shpresë së rritja e kurbës ka filluar të ngadalësohet.
Megjithatë ka një debat për numrin e testeve që bëhen çdo ditë duke ndikuar edhe numrin e të prekurve të zbuluar.
Ecuria e shpërndarjes së koronavirusit në Shqipëri
Gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 197, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 10 persona.
Tirana mbetet rrethi më i prekur nga koronavirusi me 113 të prekur, i ndjekur nga Fieri me 21 raste si edhe Korça me 12 raste.
Raste të reja gjatë 24 orëvë të fundit
-6 raste Tiranë
-1 rast Fieri
-2 raste Krujë
-1 rast Tropojë
-1 rast Pukë
Raste total me koronavirus
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Bilanci i koronavirusit në Shqipëri
-197 raste
-10 të vdekur
-31 të shëruar