“Ulje pagash, ose ju largojmë”, klubi skocez ua thotë troç lojtarëve

schedule08:57 - 28 Mars, 2020

schedule 08:57 - 28 Mars, 2020

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit i ka ulur në gjunjë edhe klubet e futbollit, që po mundohen të gjejnë një zgjidhje për pagesat që u duhet të bëjnë gjatë kësaj periudhe pa aktivitet. Në Skoci, klubi i Hearts, u ka propozuar lojtarëve të heqin dorë nga 50% të pagave, ndryshe do të pezullohen.

Klubi skocez mendon se një situatë e tillë mund të zgjatë për rreth 6 muaj dhe nëse nuk ulen pagat, atëherë situata është e papërballueshme. Lojtarët kanë marrë nga presidenti Ann Budge një letër, përmes së cilës kërkohet që të bëhen bashkë për ta përballuar këtë situatë.

“Përballë kësaj situate të paimagjinueshme, është detyre e të gjithë punëdhënësve të jenë të drejtpërdrejtë dhe të hapur me stafin e tyre. Ata gjithashtu mund të jenë në gjendje të planifikojnë veprimet e tyre”, thotë Bugde, i cili tregon se pjesa më e madhe e stafit e kanë pranuar uljen, ndërsa një pjesë e lojtarëve po mendohen.

Edhe pse klubet skoceze e kanë të drejtën për të ndërprerë kontratat, referuar klauzolës 12, që ua jep këtë të drejtë nëse federata ndërpret garën. Hearts nuk dëshiron ta përdorë këtë klauzolë, por nëse do të jetë e nevojshme dhe për të shpëtuar klubin, thekson se do të jetë e detyruar ta zbatojë.

Sulmuesi Steven Naismith ka pranuar uljen e pagës, kurse trajneri Daniel Stendel është shprehur se do të punojë falas këtë periudhë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim, por çdo klub futbolli po kalon një moment të vështirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!