Horoskopi 28 mars, mundësia e duhur do të paraqitet atëherë kur nuk e prisni

schedule07:04 - 28 Mars, 2020

schedule 07:04 - 28 Mars, 2020

Dashi

Kjo e shtunë fillon jo dhe aq mirë. Hëna në Kampin e dytë ju pengon! Një lajm, një ngjarje, një udhëtim apo një festë mund të ngjallin entuziazmin në një lidhje në çift që kohët e fundit ka rënë në gjumë. Një festë e madhe për beqarët në kërkimin e vazhdueshëm të një shoku shpirtëror: një takim do të ketë zhvillime të papritura.

Demi

Do jetë një ditë pozitive, veçanërisht nga këndvështrimi i humorit dhe moralit; kjo ju lejon të kaloni momente të pakujdesshme me miqtë tuaj më të afërt, por edhe me njerëz të rinj e intrigues. Dashuria udhëton me vela të plota, në një det të qetë dhe me diell: një pamje e përsosur për jetën e një çifti, por edhe për individët e kërkuar dhe gjykuar si kurrë më parë.

Binjakët

Nëse jeni duke kërkuar zgjidhjen për një problem që ju rrethon, prisni me siguri për nesër, kur Hëna do të kalojë nëpër gradat tuaja. Ndërkohë, rimbushni bateritë tuaja dhe pastrohuni përreth jush, si në mendjen tuaj ashtu edhe në zemrën tuaj. Pa lënë pas dore miqtë apo familjarët tuaj. Ofroni ndihmën tuaj për një mik apo motër.

Gaforrja

Mundësia e duhur do të paraqitet kur nuk e prisni: mos e humbni atë dhe, mbi të gjitha, mos e humbni atë duke treguar veten shumë të kërkuar dhe duke u përpjekur të keni gjithnjë e më shumë. Qielli emocional është plot qetësi për ata që janë në çift. Por edhe beqarët nuk do mund të ankohen: takimet që do të bëjnë do të revolucionarizojnë jetën e tyre!

Luani

Me Hënën joharmonike ju do të luftoni pak për të mbajtur qetësinë dhe për të hequr keqkuptimet, momentet e temperamentit të keq dhe nervozizëm mund të lëndojnë njeriun tuaj të dashur. Bëni një buzëqeshje dhe matni mendimet dhe fjalët tuaja nëse nuk doni të prishni këtë të Shtunë! Do të ishte gjithashtu e përshtatshme të shkoni në palestër për disa orë dhe të hani lehtë në tryezë.

Virgjëresha

Jeta shoqërore në plan të parë. Përveç argëtimit me miqtë, do të keni kontakte me njerëz më të ndryshëm se zakonisht dhe sigurisht interesantë. Dëshira për të jetuar një histori dashurie është më e gjallë se kurrë, por shmangni lidhjen me personin e parë që do të njohni: ata që kanë një interes të vërtetë për ju mund të ndjehen të zhvlerësuar dhe demotivuar!

Peshorja

Yjet premtojnë një atmosferë relaksi dhe gjithashtu energji të ripërtërira. Kështu që ju mund të lini mënjanë detyrat dhe punët dhe t’i përkushtoheni vetes! Yjet sugjerojnë të moderoni daljet e parave dhe të mos e teproni në tryezë me vaktet. Çiftet do të kenë shumë shigjeta në harkun e tyre sentimental për të mbajtur lart tensionin e marrëdhënies.

Akrepi

Ai që fle nuk kap peshk, thotë fjalë e urtë. Ditën e sotme është më mirë të flini sepse do ketë shumë pak peshq për të kapur.! Në çift kjo është një kohë e mirë, të dy mendoni më shumë për trupin tuaj dhe të zhvilloni një dietë pastrimi dhe të rishikoni mirëkuptimin me të dashurin tuaj.

Shigjetari

Lumturia thuhet se gjithmonë është në anën tjetër, dhe se bari i fqinjit është gjithmonë më i gjelbër. Ata që besojnë në të rrezikojnë të humbasin vëmendjen nga mundësitë e shkëlqyera që janë të hedhura vetëm një gur larg. Ju mund të mos e kuptoni se ajo që keni pranë është një gjë shumë e mrekullueshme. Pra mos u hidhni në nisma të pamatur: kënaqësia, qetësia, dashuria janë një gur i hedhur nga ju!

Bricjapi

Ju keni pothuajse të gjithë planetet në favor dhe, duke pasur parasysh këtë premisë, do të përfundoni me kënaqësi projekte që janë afër zemrës suaj. Lajme të reja dhe takime shumë interesante do kini këtë ditë. Në dashuri, do të jeni më të lirë se zakonisht dhe do të ndjeheni më të prirur për të treguar dashuri se sa bëni zakonisht. Do zgjidhni të gjitha problemet familjare ose keqkuptimet.

Ujori

Shkëputni prizën, nëse ndjeheni të lodhur ose dëshirën për të analizuar me qetësi një situatë private që po ju krijon një siklet. Ju mund të ndiheni të zhgënjyer nga sjellja e një anëtari të familjes: do të ndjeheni të tradhtuar, por nuk është kështu në të vërtetë. Në dashuri, ju jeni dekoncentruar por partneri është në anën tuaj, ai ju kupton shumë mirë.

Peshqit

Kjo e shtunë premton të jetë vërtet e shkëlqyeshme për shumicën prej jush. Entuziazmi, dialektika, qartësia e ideve dhe hijeshia në sasi industriale do të jenë armët tuaja fituese, ato që do t’ju lejojnë të afroheni dhe të pushtoni ata që ju interesojnë më shumë. Në kohën tuaj të lirë, dëgjoni një muzikë të mirë, filma me cilësi ose lexime të mira.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!