Janë të uritur. Aktiviteti i përditshëm prej të cilit siguronin të ardhura u është mbyllur. Këta janë pjesëtarë të komunitetit rom në lagjen Rapisht të Elbasanit, të cilët ankohen se nuk kanë të ardhura që të ushqehen. Më herët ata tregtonin rroba të përdorura por tani tregu është mbyllur. E vetmja ndihmë që marrin nga shteti është shuma që përfitojnë nga përkrahja sociale prej 4 mijë lekësh.
“Jemi nje familje shumë e madhe, duam ndihma. Nuk kemi pune. Rrimë në shtepi”.
Me një qese do mbahet shtëpia. Tre kile miell, katër apko oriz, do mbahet shtëpia. Drita ujë me çfarë do i pagujmë. Na u tha goja mo bir”.
Kjo zonjë nga Vlora që i përket target grupit më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak se jeton vetëm është detyruar të dalë nga shtëpia për të kërkuar ushqime. Po ka mbetur pa përgjigje.
“S’na kanë thënë asnjë gjë. Dorëzuam vetëm kartën e identitetit”, tha ajo.
Dhjetëra banorë që janë në nevojë drejtohen çdo ditë pranë zyrave të njësive administrative në Vlorë po largohen pa marrë asgjë. Sot e kanë ndarë mendjen nuk do ikin në shtëpi.
Edhe pse hera herës Bashkitë e rretheve në rrjetet social publikojnë video ku tregohet se ndihmat ushqimore ju dërgohen në shtëpi pensionistëve dhe të varfëve në realitete ata që kanë përfituar janë shumë më të paktë në numër. Kjo vërtetohet çdo ditë pasi pothuajse në çdo bashki shtresat më të varfra vijojnë të protestojnë. /abcnews.al
Shihni ecurinë e Covid-19 në Shqipëri:
https://public.flourish.studio/visualisation/1701487/?utm_source=showcase&utm_campaign=visualisation/1701487