Rrëfehet Arteta: E dija që isha infektuar, bëhesha keq kur mendoja… fëmijët

schedule22:34 - 27 Mars, 2020

schedule 22:34 - 27 Mars, 2020

Mikel Arteta e mori vesh në 12 mars që ishte infektuar nga COVID-19. Trajneri i Arsenal ishte ndër të parët që u prek nga koronavirusi. Ditët e parë ishin të vështirë, spanjolli nis e tregon gjithçka për sajtin e klubit, teksa fundi është pozitiv dhe ai është shëruar.

“Tani ndihem komplet i shëruar. Më kishin nisur disa simptoma përpara telefonatës së klubit. Më thanë që mund të isha infektuar nga presidenti i Olympiacos. Por, në ato momente, nuk e di… E ndjeja brenda meje se diçka nuk shkonte. E dija që e kisha marrë virusin.

Të nesërmen kishim ndeshje me Manchester City, kështu që mora vendim dhe telefonova menjëherë doktorin. Bisedova me stafin, i mblodha të gjithë dhe u thashë: ‘Dëgjoni, kemi disa lojtarë që janë ekspozuar. Ekziston një rrezik i madh dhe jam i pari që ndjej simptoma, që janë shumë të qarta.

Kështu që janë të rrezikuar të gjithë ata që kanë kontakt me mua. Duhet të bisedojmë me Federatën dhe me City, duhet të marrim një vendim të shpejtë‘. Fillova të mendoj për gjithë njerëzit me të cilët kam pasur kontakte. Edhe për njerëzit e dashur. Fillova të ndjej pak frikë.

3-4 ditë hasa vështirësi, kisha ethe, temperaturë dhe pak kollë të thatë. Ndjeja edhe shqetësime në gjoks. Vështirësia më e madhe ishte kur mendoja për njerëzit e dashur. Kam tre fëmijë dhe isha i shqetësuar. Gruaja dhe dado ndikuan që fëmijët të mos kuptonin gjë. Tani jemi të gjithë mirë”, përfundon Mikel Arteta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!