Real Madrid ka një kontingjent të madh lojtarësh dhe shumë prej tyre do të largohen në fund të këtij sezoni. Në këtë listë bën pjesë edhe James Rodriguez. Kolumbiani i dha fund huazimit te Bayern Munchen verën e kaluar.
Napoli e kërkoi gjatë gjithë verës, por fantazisti kolumbian zgjodhi të qëndrojë në Madrid. Gjithsesi, ai nuk ia doli asnjë moment të bindë Zinedine Zidane dhe sivjet numëron vetëm 635 minuta aktivizim me “Los Blancos”.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League. Mundo Deportivo raporton se Arsenali po insiston për shërbimet e 28-vjeçarit. Mikel Arteta e konsideron shumë të rëndësishëm për skemat e tij dhe akordi final mund të arrihet për një shumë prej 40-45 milion euro. /abcnews.al