Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me statusin e deputetit të opozitës së re të konfirmuar me COVID 19.
Deputeti Adriatik Alimadhi në statusin e tij në Facebook, akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.
Ndërkohë shefi i qeverisë në reagimin e tij në Tëitter është shprehur se e mirkupton deputetin për gjendjen në të cilën ndodhet, dhe i kërkon që të ndjekë këshillat e mjekëve.
“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama./abcnews.al

