Afrika e Jugut regjistroi dy vdekjet e para nga koronavirusi .
Kështu raportoi Ministri i Shëndetësisë Zwelini Mkhize duke shtuar se numri i të prekurve është mbi 1.000.
Forcat e sigurisë kanë filluar të zbatojnë një mbyllje tre-javore në shkallë vendi, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.
Përpara afatit të mesnatës kishte radhë të gjata jashtë supermarketeve pasi njerëzit po nxitonin për të blerë gjërat kryesore./abcnews.al