Nëntë liderë europianë i kanë dërguar një letër Bashkimit Evropian për t’u bashkuar në luftën kundër koronavirusit.
Udhëheqësit – përfshirë Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte dhe krerët e Spanjës, Irlandës dhe Belgjikës – bënë thirrje për udhëzime të përbashkëta për t’i dhënë fund çdo kufizimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Udhëheqësit premtuan gjithashtu mbështetjen e tyre për ruajtjen e tregut të vetëm të Bashkimit Evropian. Ata bënë thirrje që BE të punojë në një instrument të përbashkët borxhi për t’i lejuar të gjitha vendet e BE të mbledhin para në të njëjtën bazë.
Drejtuesit evropianë do të mbajnë sot një konferencë nëpërmjet një video për të diskutuar rreth krizës./abcnews.al