Italia nuk gjen qetësi/ 37 mjekë kanë humbur jetën deri më tani nga koronavirusi

schedule12:50 - 26 Mars, 2020

schedule 12:50 - 26 Mars, 2020

Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ata që janë në vijën e parë të frontit, më të rrezikuarit janë mjekët.

Numri i mjekëve në Itali që kanë vdekur nga koronavirusi është rritur në 37, tha të enjten Federata Italiane e Profesioneve Mjekësore.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar më shumë se 70,000 raste dhe më shumë se 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins .

Vendi njoftoi ndëshkime të rrepta të reja dje në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit, përfshirë dënimin me burg për njerëzit që  shkelin karantinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!