Taulanti u bë baba, Granit Xhaka emocionohet: Me fat që ju kam!

schedule08:20 - 26 Mars, 2020

schedule 08:20 - 26 Mars, 2020

Klevis, kështu Taulant Xhaka e ka quajtur djalin e tij, që bashkëshortja e tij Arbnora e solli në jetë një ditë më parë. Një emocion i veçantë për mesfushorin e Shqipërisë dhe Basel, ndërkohë që sigurisht edhe prindërit e tyre janë gëzuar që tanimë kanë edhe një nip.

Sigurisht gëzim të madh ka përjetuar edhe Granit Xhaka, i cili tashmë është bërë xhaxha. Fjalë zemre prej futbollistit të Arsenal, që ka postuar një foto në rrjetet sociale. “Doja të ndaja me ju gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA.

Faleminderit ZOT! Vëllai im, Taulant Xhaka, dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis, që ta gëzojë emrin, të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë. Axha Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet për ju të gjithë.

Të njëjtin gëzim dhe emocion kam ndjerë, si ditën që u bëra vetë baba. Zot, faleminderit për këtë dhuratë. Jam shumë, shumë i lumtur dhe me fat që ju kam. Axha Granit, Leonita  dhe Ayana ju duan fort. Jemi shumë, shumë krenarë. Gjithmonë do jemi me ju”, shkruan Granit Xhaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!