“Austria e pandjeshëm ndaj koronavirusit”, mjeku shqiptar: Austriakët janë të disiplinuar zbatojnë rregullat, nuk ka izolim total

schedule22:40 - 25 Mars, 2020

schedule 22:40 - 25 Mars, 2020

Mjeku shqiptar në Vjenë Arben Kuçani në një lidhje direkte për Byro Politike, me Juli Xhakoxhi është shprehur se dhe në Austri është i përhapur koronavirusi por fatmirësisht në ritme të ulëta.

Në fjalën e tij ai është shprehur se mbyllja e menjëhershme e kufinjve me Italinë dhe izolimi i Tiroli janë dy faktet që kanë ndikuar që në Austri të mos kishim një përhapje të madhe të virusit siç ka nddhur në vendet e tjera.

Ndër të tjera ai është shprehur se qeveria austriake nuk do të bëjë kiufizim total të lëvizjes siç ka ndodhur në vendet e tjera.

Pjesë nga biseda në studio:

Austria duket e pandjeshme ndaj kësaj pandemie, si është situata atje?

Austria është një vend që është i prekur nga koronavirusi dhe mund ta krahasoj me Shqipërinë e cila është një hap më parë me rastet. Austria ka një fat që filloi pak më vonë dhe po merr eksperiencën nga Kina, Italia dhe Spanja që po mëson nga gabimet e të tjerëve. Momenti që Austria mbylli kufinjtë me Italinë ndikoi dhe në uljen e përhapjes me shpejtësi të virusit në vend. Gjithashtu një tjetër hap ishte dhe futja në karantinë e Tiroli, një ndër vendimet më të vështira pasi në Austri është i zhvilluar turizmi dimëror dhe Tiroli është dhe zona më e frekuentuar.

Sa ka ndikuar dhe mënyra e jetesës së austriakëve, natyra e njerëzve në ndryshim nga ne dhe italianët e spanjollët që jemi natyra më të zjarrta?

Kjo me siguri ka ndikimin e vet patjetër pasi takimet familjare këtu nuk janë aq të përhapura. Kyçi kryesor është vetëdisiplinimi i popullatës austriake. Gjithashtu besimi i plotë që ato kanë në ligjet e qeverisë. Të cilët në darkë japin këshillat ato mjafto ti thonë dhe qytetarët i zbatojnë. Policia ka një hije të rëndë në Austri dhe çdo austriak ka besim të plotë.

Masat aktuale në austri ku konsistojnë?

Njerëzit binden dhe bëjnë kujdes, nuk kemi kufizime në orare por në lëvizje të panevojshme. Është e ndaluar me ligj të mos ketë grumbillim mbi 5 veta partet janë të ndaluara. Sistemi që ka zgjedhë Austria theksohet se nuk do të ketë një ndalim të plotë dhe nuk do të ketë ndalje të panevojshme./abcnews.al