Jo vetëm Italia, një tjetër shtet kalon Kinën për numrin e viktimave nga koronavirusi

schedule15:36 - 25 Mars, 2020

schedule 15:36 - 25 Mars, 2020

Spanja është vendi i dytë pas Italisë që ka kaluar për nga numri i viktimave vendin e eshpërthimit të koronavirusit.

Vetëm në 24 orët e fundit Spanja ka regjistruar 738 viktima, duke e çuar në 3,434 numrin total të personave që kanë humbur jetën nga COVID 19, ndërkohë që në Kinë numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 3,285. Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Spanjë është  47,610 persona.

Ndërsa Italia vijon të mbetet vendi i parë në botë që ka humbur më shumë persona si pasojë e koronavirusit, numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 6,820./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!