Politologu, Klejdi Këlliçi në një lidhje më “Skype” me “ABC News” ka folur për krizën politike në Kosovë në këtë kohë pandemie. Ai u shpreh se vendit nuk i duhej një krizë e tillë kur e gjithë bota po përballet më një rrezik siç është COVID-19.
Sipas tij partitë politike duhet të ndalen dhe të bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, e cila sipas tij mund të sjellë pasoja të mëdha ekonomike.
Gjithashtu ai theksoi se efektet mbi ekonominë kanë qenë shumë të mëdha.
“Sa i përket raportit në lidhje me koronavirusin shtetet kanë qenë të papërgatitura. Problemi qëndron te shtetet evropiane, u treguan që të gjitha sistemet e kanë pasur të pamundur ta përballonin këtë lloj epidemie.
Duhet të kemi parasysh që OBSH varet nga vullneti i shteteve. Për vendet evropiane ka qenë psikologjikisht e pamundur të merren masa drastike. Pandemia shoqërohet me masa shtrënguese për liritë e individit”, u shpreh politologu.
Ndër të tjera ai tha se kjo është një krizë që shkaktohet nga një faktor që është i jashtëzakonshëm dhe mund të kërkojë një ndërhyrje më të madhe të aktorëve politik global, për menaxhimin e krizës./abcnews.al