Trembej mos kishte infektuar të tjerë, infermierja italiane i jep fund jetës

schedule08:20 - 25 Mars, 2020

schedule 08:20 - 25 Mars, 2020

Një infermiere 34-vjeçare në Itali i ka dhënë fund jetës pas periudhës së gjatë të stresit të shkaktuar nga koronavirusi. Infermierja, e cila punonte në spitalin e San Gerardo në Monza të Italisë, kishte rezultuar pozitive pas testit dhe prej kohësh jetonte me frikën se mos kishte infektuar të tjerë.

34-vjeçarja kujdesej për pacientët e shtruar në terapi intensive në spital, në një nga rajonet më të prekura nga pandemia. Kolegët që kanë punuar me të për një kohë të gjatë, bëjnë me dije për mediat italine se shkak për aktin ekstrem është bërë stresi i akumuluar ose frika e infektimit të të tjerëve, edhe pse që nga momenti që rezultoi pozitive është vetë karantinuar.

Një tragjedi si kjo nuk është e para që ndodh në Itali gjatë kësaj kohe. Vetëm një javë më parë, një tjetër infermiere i dha fund jetës në Venecia dhe shkaku kryesor mendohet të jetë gjendja e rënduar e stresit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!