Familja e infektuar në Vlorë, djali i familjes erdhi nga Bergamo dhe pati kontakte të shpeshta

schedule13:07 - 23 Mars, 2020

schedule 13:07 - 23 Mars, 2020

Vlora është një tjetër qytet që i shtohet hartës së të infektuarëve. Ata janë pjestarë të së njëjtës familje. ABC Neës ishte pranë zonës ku jeton familja, ku mësoi se 69 vjeçari ishte shitës ambulant. Ndërkohë autoritet nisen dezinfektimin e zonës.

4 antëarë të një familje në qytetin e Vlorës gjyshja 77 vjeç, çifiti 69 dhe 50 vjeç dhe djali 24 vjeç janë nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Ata dyshohet se janë të infektuar nga djali i tyre, i cili ka ardhur pak ditë më parë, në datën 8 mars nga Bergamo dhe në 20 mars është larguar përsëri në Gjermani.

ABC News mësoi se 69 vjeçari ishte shitës ambulant. Banorët treguan se ai ka punuar çdo ditë në zonën e njohur si Ish-Kapelja në qytetin bregdetar, në të cilën ndodhet edhe tregu i madh i qytetit. Fqinjët e familjes treguan se ndihen të frikësuar nga situata.

Edhe lëvizjet në qytet të tij gjatë kësaj kohe kanë qenë të shpeshta.

Ndërkohë djali i cili dyshohet se ka sjell virusin është larguar drej Gjermanisë në datën 20 Mars. Gjatë kohës që ka qenë në Shqiperi nuk ka shfaqur probleme me shëndetin. Takimet e tij gjatë 12 ditëve janë të shumta.

Mëngjesin e kësaj të hëne autoritetet kanë nisur dizinfektimin e zonës ku jetonte familja e infektuar./abcnews.al