Shkodra nuk ka patur asnjë të infektuar me koronavirus deri tani ndërkohë që i është nënshtruar të gjithë urdhrave të dhënë nga qeveria për vetëizolimin në banesa të këtyre qytetarëve.
Qëndrimin në banesa të qytetarëve të Shkodrës e kanë favorizuar edhe më tepër temperaturat e ulta. Në rrugë shihen shumë pak njerëz që qarkullojnë.
Siç raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli, inspektorët e zonave në Shkodër janë duke mbajtur nën mbikqyrjhe të gjithë personat që kanë ardhur nga jashtë vendit.
Aktualisht ndodhen 1200 persona të ardhur nga Italia dhe vende të tjeta të Bashkimit Europian muajin e fundit, të cilët duhet të vetkarantinohen, në rast se nga ana e këtyre personave nuk do të ketë disiplinim do të merren masa nga autoritetet. /abcnews.al