Në Itali, vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, janë infektuar jetë më shumë mjekë se në Kinë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali janë infektuar 4,824 persona që i përkasin stafeve mjekësore. Ky është numri i përgjithshëm i mjekëve dhe infermierëve që janë infektuar që në fillim të epidemisë së koronavirusit.
Kështu, rezulton se 9 për qind e të infektuarve nga Covid-19 në Itali janë personel mjekësor. Kjo shifër është më shumë se dy herë më e lartë se ajo e Kinës ku përqindja është 3.8.
Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi ndërsa në rënditje botërore mban vendin e dytë pas Kinës. Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë shqetësuese edhe në vende të tjera si SHBA, Spanjë dhe Gjermani.
Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë shqetësuese edhe në vende të tjera si SHBA, Spanjë dhe Gjermani.
Ndërkohë, së fundmi u raportua edhe vdekja e një tjetër mjeku të infektuar me Covid-19 në Itali. Mjeku ka ndërruar jetë në Parma dhe është tashmë viktima e dhjetë mes stafeve mjekësore.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Manfredo Squeri, një mjek që kishte dalë në pension. /abcnews.al/