“Vita” është mbyllur, pas vendimit të marrë nga vetë kompania.
Kjo vjen pas inspektimit të pa paralajmëruar nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ndërsa 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim te qumështorja, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të inspektimeve, inspektorët nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigjje për mediat.
Në shenjë proteste fermerët me mjete të rënda si traktorë kanë dalur në rrugë në mbështetje të kompanisë.
Reagime të menjëhershme kanë ardhur edhe nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe figura politike si Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se ‘goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme’.



