Përgënjeshtrimi i Malokut: Nuk jam me koronavirus, më kanë vjedhur adresën

schedule09:43 - 23 Mars, 2020

schedule 09:43 - 23 Mars, 2020

Leonardo Maloku fatmirësisht nuk është prekur nga Coronavirusi. ABC News solli pak çaste më parë një lajm të tillë, referuar një postimi të bërë në një profil në “Facebook”, me emrin e mbrojtësit të Shqipërisë U21. Vetë Maloku, përmes një postimi në “Instagram” ka sqaruar më pas se ai profil i është marrë shumë kohë më parë dhe se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në postimin e tij shkruhet: “Djem, më kanë vjedhur profilin në Facebook shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda”.

Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe. Në të shkuarën ai ka luajtur në Itali, me Pescara, duke provuar ta aktivizohet në Serie B. Ai ka luajtur më pas edhe në ekipe të Serie C, si Santarcangelo, Fano dhe Fermana. /abcnews.al

 

Postimi i Malokut në Instagram

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!