4 anëtarë të një familje në qytetin e Vlorës kanë janë infektuar me COVID-19 . Mediat kanë qenë ato të cilat kanë informuar qytetarët vlonjat për një rast të tillë.
Personi në fjalë, 69 vjeçari i infektuar siç konfirmohet edhe nga banorët ka punuar çdo ditë në zonën e njohur si ish-Kapelja, në të cilën ndodhet edhe tregu i madh i qytetit.
Siç konfirmohet nga banorët dhe personat që e njohin personi në fjalë ka ushtruar aktivitetin edhe pak ditë më parë, teksa nga banorët konfirmohet se gjatë këtyre ditëve ka lëvizur i lirë nëpër qytet, duke mos e ditur që ishte i infektuar. Banorët e pallatit ku familja jetonte si dhe tregtarët ndihen të frikësuar nga situata.
Për më tepër fare pranë tyre edhe këtë të hënë tregtarë të fruta perimeve po tregtojnë ngjitur shtëpisë së tyre. Në një zonë e cila mund të jetë e infektuar nga COVID-19.
Ata shprehen se nuk kanë qenë më parë të informuar për situatën se nëse do e dinin nuk do dilnin për të tregtuar.
Teksa shprehen se nga autoritete vendase ju është kërkuar qe te zhvendosin mallin e tyre disa metra me tutje dhe asnjë masë shtesë nuk është marrë.
Mëngjesin e kësaj të hënë ka nisur edhe dezinfektimi i zonës përreth ku jetonte familja me 4 anëtarë teksa përveçse dezinfektimit asnjë masë shtesë nuk është marrë./abcnews.al