Sinqeriteti i Kluivert: Ne futbollistët kemi ikur nga trutë, po çmendemi

schedule22:18 - 22 Mars, 2020

schedule 22:18 - 22 Mars, 2020

Të gjithë e kanë të vështirë të mbyllen gjatë gjithë ditës në karantinë, aq më shumë futbollistët që janë mësuar me aktivitet fizik. Justin Kluivert rrëfen jetën e tij në këto momente në një bisedë me Nino Wilkes, menaxher i rrjeteve sociale dhe mik i familjes. 20-vjeçari i Romës zbulon rutinën e tij dhe e mbyll me një batutë në lidhje me sfidën e veçantë të futbollistëve.

E kaloj kohën duke gatuar dhe duke u stërvitur. Na lejohet të dalim vetëm për të blerë ushqime në supermarket. Po qëndroj i izoluar në shtëpi, shoh serial në televizor dhe pushoj. Në mëngjes stërvitem në kopsht sa për të qëndruar në formë fizikisht.

Sapo të përfundojë kjo situatë, do të dal të ha diçka me miqtë e mi. Dihet që jashtë ushqehesh më mirë se në shtëpi. Familja e di që jam mirë, por unë nuk mund të bëj shumë për ta në këto momente. Zbavitemi me futbollistët e tjerë duke xhongluar letra higjenike në vend të topit, kemi iku nga trutë”, përfudon Kluivert. /abcnews.al