Spanja regjistron 375 viktima në 24 orë, flet per ABC News avokati spanjoll: Autoritetet të paafta

schedule19:16 - 22 Mars, 2020

schedule 19:16 - 22 Mars, 2020

375 persona në Spanjë kanë humbur  jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit ndërkohë numri total i viktimave është 1756. Numri total i të infektuarve në Spanjë është 28.603 persona.

Në një lidhje me skype për ABC News nga Spanja, avokati Paco Ariola Cortez tha se situata atje është tepër e rëndë, pasi nuk është pritur që pandemia do të përhapej në një masë kaq të gjerë dhe të menjëhershme.

Në përgjithësi njerëzit i janë bindur rregullave të detyrueshme që autoritetet spanjolle kanë ndërmarrë njoftoi Cortez për abcnews.al.

Më tej avokati Cortez tha se qeveria spanjolle është treguar e paaftë për të menaxhuar këtë situatë, dhe për këtë shumë qytetarë spanjollë kanë kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie.

Edhe në Spanjë  janë marrë masa të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, ata mund të lëvizin vetëm në supermarkete, farmaci dhe janë lejuar që të shkojnë në punë vetëm institucionet strategjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!