Kapet me dollarë false 44 vjeçari nga Elbasani

schedule09:09 - 21 Shkurt, 2018

schedule 09:09 - 21 Shkurt, 2018

Një 44-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me 20 700 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara.

Policia e Elbasanit njofton se Taulant Dubali u kap me kartëmonedha me prerje njëqindëshe, gjatë operacionit të koduar “Start 2018”.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të  kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policise 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.

Si rezultat  i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi  i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale  si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë  aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2  i Kodit Penal./abcnews.al