Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Unë dhe Lazio po bënim një sezon të madh, shpresojmë të rinisim udhëtimin”

schedule18:19 - 21 Mars, 2020

schedule 18:19 - 21 Mars, 2020

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, dha një intervistë për Corriere dello Sport, aty ku foli për sezonin që po bënin lacialët, si dhe pranoi që po shpreson te një rikthim sa më i shpejtë i futbollit, pasi ai dhe ekipi i tij, po bënin një edicion të shkëlqyer.

“Shpresojmë të rinisim udhëtimin tonë sa më shpejt”, tha fillimisht bomberi italian. “Por tani duhet të ruhemi sa më shumë nga ky fenomen që ka pushtuar Italinë. Unë nuk di çfarë të them, Lazio dhe unë po bënim një sezon të madh.

Por sot, ne nuk jemi kampionët, kampionë janë vetëm ata që shikoni në spitale. Unë do t’u thosha tifozëve tanë të qëndrojnë në shtëpi. Ne po presim me padurim të rikthehemi të përqafohemi njëri-tjetrin. Shpresojmë të fillojmë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Immobile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!